Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për masakrën e ndodhur më 30 tetor në zonën e Dobraçit, me 4 viktima.
Çështja në fjalë i kaloi për hetim Prokurorisë së Posaçme, pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
Në atentatin me breshëri kallashnikovi mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me biçikletë me të shoqin Bashkim Basha, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë më vonë në spital.
Për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “ Shkodër-Koplik”, në Dobraç, policia njoftoi se nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri pistoleta.
Ndërkohë shërbimet e policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem konstatuan të djegur plotësisht një automjet tip “ Range Rover” dhe dy armë zjarri automatike.



