Politologu Ilir Kalemaj, mesazhin e Enkelejd Alibeajt që pjesa e Partisë Demokratike të drejtuar prej tij të dalë me kandidat tjetër në zgjedhjet lokale, në dallim nga PD e Sali Berishës, e komenton me kundërshtim edhe nga grupi i tij i brendshëm.
Për MCN Live, ai tha se mesazhi i Alibeaj u kundërshtua nga grupi i brendshëm parlamentar, si Agron Gjekmarkaj dhe Kreshnik Çollaku, pasi shtoi se Partia Demokratike e përfaqësuar prej tij nuk mund të jetë përjashtuese ndaj palës tjetër.
Alibeajn nuk po e mbështesin as të grupit të tij, do e ketë të vështirë. Berisha është kafshë politike aristoteliane, e ka krijuar vetë atë parti, ka përjashtuar kë ka dashur.
Dhe 6 marsi e konfirmoi këtë gjë dhe sondazhet e konfirmuan, pavarësisht për kë është vula, pjesa e militantëve do venë me Berishën.
Nuk të bën vula vetëm, se edhe Basha e kishte por nuk e shpëtoi vula.



