
Vetëm dy javë nga zgjedhjet e parakohshme në Turqi, të cilat do t’i japin Erdoganit mundësinë në zgjerojë pushtetin presidencial pas referendumit të vitit të shkuar, shumica e sondazheve e shohin presidentin Erdogan në kufirin e 50%-shit, që kërkohet për raundin e parë të zgjedhjeve.
Sipas pjesës më të madhe të rezultateve që kanë nxjerrë institutet kërkimore, mbështetja për kreun e shtetit lëkundet mes 42-48%, në rritje por jo i mjaftueshëm për të shmangur balotazhin.
Sipas institutit “Sonar”, i cili disa javë më parë konstatoi një mbështetje prej 42.%, tashmë Erdogan gëzon mbështetjen e 48.3% të të pyeturve.



