Shërbimi Federal i Mbrojtjes Civile në Gjermani, testoi ditën e sotme sistemin e ri të paralajmërimit të hershëm për qytetarët në rast fatkeqësie natyrore ose ndërprerje të energjisë elektrike.
Në orën 11:00 me orën lokale u dëgjuan sirenat e alarmit, por edhe sinjale të veçanta audio jo mesazhe SMS, por përmes sistemit Cell Broadcast në tre rrjetet celulare Telekom, Telefonica dhe Vodafone, edhe nëse pajisja telefonike ishte e fikur.
Përveç kësaj, aplikacionet speciale NINA dhe Katwarm u aktivizuan dhe mesazhe speciale u transmetuan nga televizioni dhe radio, por edhe në rrugë.
Testimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm synon të parandalojë që mesazhet të vijnë me vonesë ose aspak në rast nevoje reale, siç ndodhi në verën e vitit 2021 kur ndodhën përmbytjet në Gjermaninë perëndimore.
Ditët e kaluara në rrjetet sociale u përfol se mesazhi paralajmërues mund të arrinte në celular vetëm nëse përdoruesit aktivizonin funksionin “Mesazhe me tekst”, por siç u bë e ditur nga Mbrojtja Civile, nuk kërkohej ndonjë cilësim i veçantë, pasi mesazhi dërgohet me nivelin më të lartë të prioritetit të tejkaluar nga sistemi.



