Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha, shkëmbyen replika në nisje të senacës së sotme parlamentare. Në përgjigje të akuzave të opozitës se buxheti ka për qëllim pastrimin e parave të drogës, Rama iu drejtua Bashës me një këshillë: Rritu dhe mos dëgjo Monikën!
“Avni Ponari, sipërmarrës po kërkon të bëjë një hotel me 5 yjë në Valbonë. Çfarë parash janë ato? Sigurisht para të fituara nga talenti i tij si sipërmarrës. Kufiri te thana? Thana jeni ju, ne jemi qeveria. Bëni durim, duhet të prisni ditën kur kufirin ta përcaktojnë ata. Mu kujtua Luli i vocërr, kur të shikoja nga mbrapa me flokët me brilantinë. Kur mundohesh të mbrosh fëmijët e Bulqizës, nuk mundesh ta bësh ti.
PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot. Këto janë fjalët e një njeriu që të do, që të dha mundësinë të bësh një akt prej lideri. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë, po nuk të rrit dot. Të zvogëlon!”, tha Rama.



