Kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, parashikimi motit për sot

Kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, parashikimi motit për sot

Shqipëria përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit. Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokëve të dëborës në zonat malore.  

Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonat luginore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritjr të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa 

Gadishulli Skandinav , mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore.

Gjithashtu në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraiten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore, ku reshjet e shiut do të jenë edhe me intensitet të lartë. Po ashtu nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta do të jenë brigjet e detit të Zi.

Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy