Frontex nis patrullimin në kufirin shqiptaro-grek

Frontex nis patrullimin në kufirin shqiptaro-grek

Rreth 50 oficerë të FRONTEX, nga nesër do të vendosen në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ku janë edhe zonat më të nxehta të ardhjes së migrantëve drejt Shqipërisë.

Siç ka bërë të ditur zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda , Shqipëria është vendi i parë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka finalizuar një marrëveshje të tillë me FRONTEX.

Oficerët e FRONTEX, sipas saj, do të jenë nga Gjermania, Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe Rumania, ndërkohë që numri do të jetë fleksibël në varësi të situatave që do të kemi. Zv/ministrja Voda tha se, 50 oficerët e FRONTEX do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me oficerët shqiptar të policisë kufitare dhe migracionit.

“Ndër pajisjet dhe mjetet logjistike vlejnë për t’u përmendur platforma të mëdha, që janë makina apo furgonë të pajisur me disa mjete brenda si sisteme vëzhgimi, radarë, radiomarrës, sisteme komunikimi, pajisje të kohëve të fundit, kamera termike etj. Kjo është një ndihmë e madhe pasi mbulimi i kufirit me rrugë tokësore apo patrulla është i vëshitrë për t’u kryer”, tha Voda, duke shtuar se në tërësi janë mbi 300 oficerë të kufirit dhe emigracionit që mbulojnë kufirin e gjelbër në gjithë territorin e vendit.

FRONTEX ka në fokus të punës së saj menaxhimin e integruar të kufijve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve me vendet e BE-së dhe me vendet e treta jashtë saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy