
Gjatë një tryeze me shoqërinë civile kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi se janë regjistruar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore për 11 Majin. Ndërkohë, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se gjatë fushatës ka pasur probleme, ndaj duhet miratuar reforma zgjedhore.



