Ylljet Aliçka në Zululand: Filmat soc-realistë janë me probleme të mëdha, por jam kundër censurës (VIDEO)

Ylljet Aliçka në Zululand: Filmat soc-realistë janë me probleme të mëdha, por jam kundër censurës (VIDEO)

Shkrimtari e skenaristi Ylljet Aliçka nuk është kundër transmetimit të filmave soc-realistë. E tha këtë në Zululand, i ftuar nga Mustafa Nano për të folur mbi debatin që është hapur lidhur me këtë argument. “E kuptoj shqetësimin e Agron Tufës dhe më vjen mirë që ai, bashkë me të tjerë, po e ngre zërin, por nga ana tjetër jam kundër censurës; nuk e shoh censurën si zgjidhje”, u shpreh ai. Pyetjes së Nanos se cila është zgjidhja, Aliçka iu përgjigj duke thënë se “zgjidhja është të lihen të konkurojnë; këtë problem e zgjidh konkurenca e vlerave”. Por ai shtoi se “këtyre filmave u atribuohet sot një rol më i madh se sa ai që ata realisht kanë në ringjalljen e nostalgjisë ndaj komunizmit; kush është është nostalgjik është i tillë jo për shkak të filmave; shumica e të rinjve i ndjekin këta filma, dhe me siguri tallen me shumë gjëra që shohin aty”. Nano, në mbështetje të kësaj ideje, tregoi se kish pyetur dikë rreth të tridhjetave që shihte shpesh filma të tillë, se cila ishte arsyeja që i shihte, dhe përgjigja që kishte marrë ishte: “Kam qejf të shoh filma shqiptarë, aktorë shqiptarë, fabula e rrëfime shqiptare; propaganda që bëhet në ato filma nuk ka asnjë ndikim mbi mua”.

Aliçka tha në fund se “në reagimin e disa kineastëve të asaj kohe nuk i ka pëlqyer një gjë; ata kanë ngritur zërin e thonë ‘mos na trajtoni si kriminelë’, në një kohë që askush nuk  eka me ta; aq më pak me Saimir Kumbaron që, me sa di unë, nuk është shquar për militantizëm në filmat e tij.”

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy