
Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:30.
Mësohet se çështjet që do të trajtohen janë rajoni dhe do të bëhet koordinimi i punëve të grupit.
Më herët edhe Partia Socialiste mblodhi kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, për të cilat kërkohet ndërhyrje në Kushtetutë.
Mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 92 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.



