Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur këtë të dielë në Kosovë. Ai pritet të vizitojë gjatë kësaj dite disa nga vendet ku banojnë serbët.
Vuçiç ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje, ndërsa ka vizituar si fillim Leshak. Ai do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do të vizitojë edhe disa vende tjera.
Ndërkaq , në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboarda, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb. Nga ana tjetër Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar në mediat serbe se Vuçiç do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.



