Basha flet pas takimit: Propozimi i PD, qeveri teknike dhe votim elektronik brenda 6 muajsh

Basha flet pas takimit: Propozimi i PD, qeveri teknike dhe votim elektronik brenda 6 muajsh

Pas kryeministrit Edi Rama në një prononcim për mediat pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për krizën politike ku eshte futur vendi ishte edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kreu demokratë theksoi para gazetarëve se  dy ishin kundërpropozimet e PD, qeveri teknike dhe votim dhe numerim elektronik brenda 6 muajsh.

"Kundërpropozimi ishte i qartë përbëhej nga dy kollona: Qeveri teknike me mandat për të zgjedhur  dhe për të ndalur influencën e krimit në zgjedhjet e ardhshme, dhe kollona e dytë është eksplorimi që brenda 6 muajve të realizohet votimi elektronik.

Ai tha se Rama erdhi pa asnje oferte te re ne kete takim dhe ai ishte nje perseritje e te djeshmit. “Pala tjeter nuk pranon qe te dorezoje kriminelet me pushtet, te cilet vazhdojne te mbajne pushtetin e tyre”, tha Basha.

Ai tha se gjendja e Shqiperise eshte alarmante sa i perket droges.

“Shqiperia eshte kthyer ne nje Kolumbi, por ndryshe nga kjo, droga kontrollohet vertikalisht, pra nga shteti”, tha Basha pas takimit.

“Pala tjeter nuk pranon pergjegjesine per krizen dhe thote se kjo eshte nje krize partiake, kur e gjithe bota e njeh si krize te qeverise”, tha Basha.

“Kunderpropozimi yne perbehet nga dy kollona, e para eshte qeveria teknike qe krijon kushte per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ketu hyn kollona e dyte qe brenda 6 muajsh nga zgjidhja politike votimi dhe numerimi elektronik”, tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy