Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend, PD letër Metës

Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend, PD letër Metës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi sot në Kuvend një kërkesë për thirrje urgjente të Konferencës së Kryetarëve .

PD thotë se Komisioni i Shëndetësisë dhe Komisioni i Mediave dhe Edukimit u penguan sot nga deputetët e maxhorancës për të zhvilluar dy seanca dëgjimore, përkatësisht me gazetaren Alida Tota si dhe seanca dëgjimore me ministrin e Shëndetësisë.

"Grupi Parlamentar i PD kërkon marrjen e masave nga Kuvendi për cënimin e së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në përmbushjen e detyrës së tyre. Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare në Shqipëri ndaj Partia Demokratike do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve që ky veprim të mos përsëritet në të ardhmen" - njofton PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy