Bajram Begaj për President/ Çani: Mund të jetë kandidati i SHBA, Rama s’do e zgjidhte! (VIDEO)

Bajram Begaj për President/ Çani: Mund të jetë kandidati i SHBA, Rama s’do e zgjidhte! (VIDEO)

Analisti Arian Çani deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se e kishte dëgjuar emrin e Bajram Begajt si kandidat i PS për President që para dy javësh.

Çani tha se emri i Begajt mund të ketë qenë një propozim amerikan dhe jo zgjedhje e Edi Ramës.

E kam zbuluar dy javë më parë. Ma tha Ilir Kulla. Nuk e mora parasysh. Bëra gabim, nuk e dëgjova Kullën. Unë me një lehtësi të përgjithshme nuk e përfilla. Isha i bindur që do vazhdonte linjën e gocave. Di që është dekoruar nga Ilir Meta para disa kohësh. Lajmi s’është së doli një emër. Dy janë për t’u analizuar, një që Rama bën sikur s’ka folur me të dhe nuk ka nëse. Është një lloj shpërfillje para se të filloj punën. Por s’besoj që kjo është e vërteta. Besoj që Rama ka folur me të. Nuk është Çudi që të kenë qenë amerikanët që e kanë propozuar. Do doja të ishte një zonjë, ose zonjush në krye të shtetit. Rama duhet t’i kishte qëndruar besnik logjikës të shumë grave në krye të vendit. Rama s’mu duk shumë në qejf. Sikur doli të bëjë një qokë. Po ta jepte që në fillim emrin procesi do ishte banalizuar. Rama si një egoist, pervers, dinak dhe arrogant, nuk do lejonte që në momente kur ka vakume institucionale, të krijohej një i tillë, jo ai e mbush vetëm. Rama do të jetë sulltan në këtë vend, është i lodhur edhe nga debati. S’ka më fuqi dhe nerva. Ka vite që përton. Përton të bëjë debat, të ndeshet me të kundërtën e vet. Mes tre emrave sigurisht Rama s’do zgjidhte këtë. Por mund të kenë qenë amerikanët që i kanë thënë, ky është kandidati ynë. Sepse ushtria shqiptare është një shtojcë e vogël e amerikanëve. Emra të tillë si Begaj nuk mund të bëhen shefa shtabi nëse nuk marrin miratim nga strukturave amerikane. Shqipëria është një vend satelit që i bindet të madhit. Vetë Ramën po ta pyesësh, ore kë zgjodhe për President, një gjeneral! Ushtria s’përfaqëson asgjë në Shqipëri, është zgjatim i superfuqisë”.

Analisti u shpreh se qëndrimi i Berishës ka qenë më i qartë dhe parimor në raport me atë të Alibeajt.

Është më i saktë kjo e Berishës. Edhe sikur Edi Paloka, Berisha do votonte kundër, e ka në parim. Besoj se është më i qartë qëndrimi i Berishës. Më mirë të shkojnë në Parlament. Në momentin kur s’bëhesh çun i fortë, më mirë shko në Parlament. Rama është person i llozhave. Është në turrën e madhe të njerëzve që përfaqësojnë globalizmin, neoliberalizmit, që është e kundërta e sovranitetit, patriotizmit, vetëvendosjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy