
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e të miturit.
Ndërkohë autoritet shëndetësore po kryejnë ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.



