“Agresioni rus kundër Ukrainës dhe zgjerimi evropian”/ Nis sot Forumi Strategjik i Bled-it, Rama pjesëmarrës në punime

“Agresioni rus kundër Ukrainës dhe zgjerimi evropian”/ Nis sot Forumi Strategjik i Bled-it, Rama pjesëmarrës në punime

Sot më 29 gusht në Slloveni do të mbahet edicioni i 17-të i Forumit Strategjik të Bled-it (BSF).

Konferenca ndërkombëtare, kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, do të fokusohet në krizën e rendit shumëpalësh dhe përgjigjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj sfidave në zhvillim.

Agresioni rus kundër Ukrainës dhe zgjerimi evropian në këtë kohë krize janë dy temat kryesore mbi të cilat do të ndërtohet diskutimi.

E pikërisht për këtë të fundit, fjalën do ta mbajë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lideri i Qeverisë shqiptare do të jetë në një panel me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, presidentin e Islandës, Guðni Th. Jóhannesson, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe presidenten e Moldavisë, Maia Sandu.

Por përpara diskutimit të liderëve një hapësirë adresimi nëpërmjet një videoje do ta ketë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Më pas debati, që pritet të parashtrohet për panelistët dhe pjesëmarrësit, do të jetë ai i dinamikave të reja mbi të ardhmen e Evropës.

Në ditën e dytë të Forumit diskutimet do të përqendrohen në situatën e fqinjësisë evropiane, ndihmën dhe rindërtimin e Ukrainës, pasojat e agresionit rus në sigurinë ushqimore dhe energjitike në Evropë.

Forumi Strategjik i Bled-it është një platformë jozyrtare, ku pjesëmarrësit e nivelit të lartë diskutojnë mbi sfidat politike, të sigurisë dhe të zhvillimit me të cilat përballet Evropa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy