Ngjarja më pasojë vrasjen e dy personave në autostradën Tiranë Durrës ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti, ka qenë e ngjashme me një skemë filmi.
Ata janë ndjekurt dhe jënë qëlluar në makinën e tyre tip “Audi” .
Mësohet se ishshefi i krimit ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj prej kohësh në arrati, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.
Të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi marramendëse në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa atentatorët qëllonin me breshëri kallashnikovi në drejtim të Dalipajt e mikut të tij.
Në një moment, të dyja mjetet kanë qenë paralel dhe ecnin me shpejtësi.
Në tentativë për tu shmangur “Audi” që drejtohej nga Dautaj ka përfunduar më shumë se 50 metra poshtë në autrostradë.
Në videon e siguriuar nga gezetari i “Panoramës” shikohet se ccfarë ka mbetur pas atentatit të sotëm.
VRASJA E ÇOLLAKUT
Sipas Prokurorisë Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, kanë rrëmbyer shtetasin Çollakun, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip “Audi”, për në fshatin Murqin të Krujës dhe e kanë vrarë me armë zjarri.
Po ashtu Dalipajt në datën 06/01/2016 rreth orës 23:40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin “Policia” të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente. Viktima ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar.



