Qytetet e vogla po përballen me shpopullim dhe me ikje të profesionistëve drejt qendrave të mëdha. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj në një intervistë për MCN, thotë se vetëm përmes rritjes së pagës mund të mbahen profesionistët në vendin e tyre.
“Pamundësia për t’i përballuar shpeshherë ka sjellë edhe anomalinë që specialistë të ndryshëm, duke mbaru me mjek dhe për ekonomista i ka afru tregu në qytetet kryesore ka bo të mundur të largohen duke krijuar vështirësi reale. Nuk ka asnjë lloj forme tjetër se hapja e sektorëve të punës dhe rritja e pagës.”, tha Gjonaj.
Por pavarësisht vështirësive, Puka po përpiqet të kthehet në një destinacion të rëndësishëm turizmi dhe së shpejti pritet të ndërtohet një pistë skish për të gjithë të apasionuarit e sporteve ekstreme.
“Duke filluar nga skitë nga një projekt madhor dhe unikal për sportet ekstreme në Ballkan. Po ashtu dhe pjesa tjetër qe do lidhet me liqen ku janë dhe janë dhe disa atraksione; vizita në monumente kulture, monumente fetare, në shpella të paeksploruara. Është përcaktuar vendi dhe të gjitha ato dhe iniciativës private i është dhënë prioritet dhe shumë shpejtë ajo ka mbaruar si pistë.”, u shpreh Gjonaj.
Sipas Gjonajt, nuk do të mungojë as mbështetja për fermerët që të rrisin prodhimet e tyre.



