Katër persona kanë mbetur të vrarë në Tulsa, Oklahoma, SHBA, pasi një person i armatosur hyri në një kampus spitalor, duke hapur zjarr, para se ti jepte fund jetës.
Nga verifikimet e kryera duket se donte të qëllonte një mjek të spitalit.
Policia ushtroi kontroll në çdo ambient të godinës Natalie Medical Building, për të përjashtuar çdo kërcënim të mundshëm.
Në vendin e ngjarjes u gjet një skenë katastrofike, deklaroi policia lidhur me ngjarjen e pasdites së të mërkurës.
Shtëpia e Bardhë bën të ditur se Presidenti Joe Biden u informua për ngjarjen dhe po e ndjek çështjen nga afër.



