Motra e viktimës në Pogradec: E masakruan dhe e braktisën, vrasje në bashkëpunim (VIDEO)

Motra e viktimës në Pogradec: E masakruan dhe e braktisën, vrasje në bashkëpunim (VIDEO)

Motra e 42-vjeçarit Egli Proga i cili humbi jetën në Pogradec pas goditjeve të marra pas një konflikti, thotë se vëllanë e tij e kanë dhunuar deri sa e kanë vrarë dhe më pas e braktisën

Ndërkohë 29-vjeçari Denis Meçe është autori i ngjarjes sipas banorëve të zonës të cilët folën jashtë kamerave, njihet si njeri problematik në zonë.

Sipas informacioneve rezulton se është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës.

Motra e viktimës, Jonida Proga, rrëfen se e ka telefonuar djali tezes duke i kërkuar të shkojë me urgjencë në spital.

Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar.

Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet.

Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar.

Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë.

Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për tu sjellë kështu.

Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që si lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar.

E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë.

Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysmë ore që Pogradeci për 2 minuta arrin.

Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.

Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur.

E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë.

Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen.

Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë.

Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet.

Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy