Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Në letrën dërguar për dijeni edhe ambasadores amerikane dhe atij të BE, PD kërkon thirrjen e mbledhjes së KQZ dhe përfshirjen në rend dite të shqyrtimit të rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për Malajn.
Gjithashtu, PD kërkon që ndaj tij të merret masa e ndalimit të menjëhershëm të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit publik.
Nga rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, është dënuar në vitin 1999 me 10 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore”.



