
Tre persona rezultojnë të zhdukur në Evia, pas kalimit të ciklonit Zorba, ndërsa komunat Limni-Mandoudi, si dhe komuna e Lokron në Fthiotida, shpallën gjendjen e emergjencës.
Momentalisht një çift, burri 67-vjeçar dhe gruaja 58-vjeçare, janë zhdukur në Mantoudi. Gjithashtu kërkohet një 27-vjeçar në të njëjtën zonë. I riu ishte ishte në një motor me partneren e tij 24-vjeçare, kur ata u detyruan të ndalonin pasi rruga ishte kthyer në një përrua. Vajza arriti të kapej pas një trungu peme, ku qëndroi për orë të tëra, por 27-vjeçari nuk arriti ta të bëjë të njëjtën gjë. Ndërkohë, dyshohet se një person i katërt mund të ketë humbur jetën në Skiatho.
Në Mantoudi, lumi Kireas shpërtheu, duke përmbytur banesat , si dhe brigadën lokale të zjarrfikësve. Njerëzit u ngjitën në çatitë e shtëpive të tyre për t'u mbrojtur. Qarkullimi midis akseve rrugore të Mandoudit dhe Prokopit u ndërpre, ndërsa rrymat e ujit rrembeu gjithçka gjeti përpara.
"E gjithë zona e Atalantit ka pësuar goditje të rëndë. Moti i keq është bërë shkak për rrëshqitjen e rrugës. Që nga nata e djeshme po përpiqemi të shpëtojmë njerëzit dhe pronat", është shprehur kryetari i komunës Lokron, Nikos Liolios.
Në zonat e përmbytura, lartësia e ujit ka arritur në disa raste deri në 4 metra. Dëmet në biznese dhe banesa janë të mëdha, ndërsa vendimi i autoriteteve lokale për të ndaluar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Malesian u kurseu jetën shumë banorëve të kësaj zone.



