Hoxhaj: Prioritet liberalizimi i vizave, pastaj anëtarësimi në BE

Hoxhaj: Prioritet liberalizimi i vizave, pastaj anëtarësimi në BE

Për Kosovën këtë vit duhet të jetë prioritet liberalizimi i vizave e më pas institucionet do të duhej të angazhohen për aplikim për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se aplikimi për statusin e kandidatit nuk mund të bëhet pa zbatuar agjendën evropiane të reformave.

Hoxhaj nuk është i kënaqur me punën që është bërë deri tani sa i përket përmbushjes së detyrimeve që institucionet kanë marrë.

Unë mendoj që vëmendjen në 2018-n duhet ta kemi tek liberalizimi i vizave, edhe pse liberalizimi i vizave nuk është agjendë evropiane e mirëfilltë. Ne duhet të shohim se si Kosova gjatë javëve të ardhshme të ketë një plan kohor se kur merret vendimi për liberalizimin e vizave, kur hyn vendimi në fuqi që njerëzit të udhëtojnë pa viza drejt Evropës dhe këto do ta kenë vëmendjen kryesore”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Sipas zëvendëskryeministrit, duhet të bëhen punë konkrete në mënyrë që në fund të vitit të kenë një vlerësim lidhur me atë se sa është zbatuar agjenda evropiane e reformave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy