Çollaku: Belind Këlliçi, kandidati i Partisë së Lirisë

Çollaku: Belind Këlliçi, kandidati i Partisë së Lirisë

Mirlinda Çollaku, kryetare e Degës nr.2 në PD-në e Tiranës, thotë se demokratët po shkojnë të përçarë në zgjedhjet e 14 majit. Në një lidhje Skype, Çollaku tha se PD ka bërë thirrje vazhdimisht për të shkuar të bashkuar në zgjedhje dhe i ka dhënë kohë grupimit të Berishës për të gjetur dakordësinë për kandidatë të përbashkët. Duke u ndalur te Tirana, ku krahas kryebashkiakut Veliaj garojnë edhe demokratët Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, Çollaku tha se grupimi i Berishës zgjodhi të strehohej te Meta.  

Është fushatë rutinë, është një proces normal që ne e organizojmë në çdo qelizë të territorit.

Prezantimin e sloganit dhe programit të detajuar të fushatës do ta bëjë kandidati i PD, zoti Bejko. Shqetësimi që kanë demokratët në degën 2 është situata që ne kemi brenda PD. Do të ketë tentativë të qartë për të devijuar votën e demokratëve për të fuqizuar një subjekt si LSI-ja.

Të gjithë drejtuesit e PD kanë bërë thirrje për të mos përçarë demokratët. Ka qenë konsistent qëndrimi i të gjithë drejtuesve të PD. Kemi punuar që demokratët të mos shkojnë të dyzuar në votim. Ky proces ka ndodhur pas një vendimmarrjeje që PD të përballet në 61 bashki.

Ne kemi pasur qëllimin e mirë, tolerancën që të mos shkojmë në këtë pikë, por kjo na vonoi. Ka pasur zona ku demokratët e kanë gjetur vetë gjuhën me njëri-tjetrin. Pse PD në Tiranë vjen me dy kandidatë? PD e ka një kandidat por vjen edhe me një kandidat të Partisë së Lirisë. Sot Belind Këlliçi po bën thirrje për të marrë vota për Partinë e Lirisë. Ai e kishte mundësinë të regjistrohej nën siglën e PD. Ishte e dhimbshme për mua ta shihja të regjistrohej nën siglën e Ilir Metës. Ne lamë hapësirë deri në sekondat e fundit në dëmin tonë. Pyetjen pse po përçahen demokratët sot ia drejtoj Belind Këlliçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy