Xhadat/ Ministria e Mbrojtjes merr pronat private për ndërtimin e fabrikës së armëve (VIDEO)

Xhadat/ Ministria e Mbrojtjes merr pronat private për ndërtimin e fabrikës së armëve (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes ka marrë një tokë dhe e ka rrethuar dhe kyçur atë për ta kthyer në fabrikë për prodhimin e armëve. Aty ndodhen 6 pronarë me dokumentacione të rregullta që në vitin 1929, me kadastër dhe me hipotekë, thotë një nga pronarët e tokës. Portën ka 20 vjet që e kam vendosur dhe tani Ministria e Mbrojtjes nuk më lë të futem te toka ime. 

Në tokën kanë vendosur disa piketa dhe këtë veprim e ka bërë firma Kajo dhe Ministria e Mbrojtjes, shprehet qytetari.

 

I kemi shkuar te zyrat dhe nuk na kanë pritur fare, duke thënë që ne jemi kompani prodhimi, për ta ndërtuar ndërtesën do e ndërtojnë të tjerë, ndërsa ne merremi vetëm me prodhimin. Ditën që punonjës të ministrisë kanë vendosur piketat nuk na ka telefonuar njeri, madje ne kërkuam ndihmën e Policisë dhe Policia e Shtetit vjen dhe i mbështet këta. 

Iu kemi vendosur në dispozicion Policisë së Shtetit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Kemi bërë edhe ankimim te Kadastra dhe Bashkia e Kamzës dhe na kanë thënë vetëm prisni. Edhe pse ne kemi thirrur edhe SPAK-un, edhe Prokurorinë, edhe Policinë e të gjitha, këta vazhdojnë e punojnë. Në momentin që vijnë gazetarët, ata fshihen-shprehen denoncuesit. 

 

Dy nga pronarët e tokës bënë denoncimin bashkë me gazetarin në Polici, në Komisariatin numër 5, dhe herën e parë që kanë shkuar iu është thënë që do e dërgojnë çështjen në Prokurori dhe do thërrasë edhe palën tjetër të repartit ushtarak për t’i kërkuar me çfarë dokumentesh jeni futur në pronë, do i bëjmë edhe shkresë Bashkisë dhe pas 3–4 ditësh do iu vijë një letër për të gjitha këto. Herën e parë që shkuan për të bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë numër 5 ata premtuan se do të merren seriozisht me këtë problem dhe iu kërkuan që të paraqiten pas 10 ditësh maksimumi. 

Meqenëse kaluan këto ditë dhe Xhadat paraqiten serish për të komunikuar  dhe ditur nëse është marrë seriozisht policia me këtë problem, por edhe këtë herë ata gjejnë fjalitë e zakonshme për të komunikuar me qytetarët që ankohen dhe duke u justifikuar dhe duke premtuar zgjidhje e cila nuk vjen kurrë

 

Xhadat së bashku me denoncuesit shkuan edhe te zyra e kadastrës në Valias e cila përfshin zonën dhe kërkojnë informacion në lidhje me procesin e afishimit të tokës ku do te ndertohet fabrika. Në zyrën e kadastrës thonë se e kemi marrë ankesën edhe për këtë problem duhet të paraqitemi pranë hipotekës. Pasi Xhadat paraqiten tek zyra e hipotekës dhe shkuan për të komunikuar me specialisten Bruna Balliu dhe, pas informacionit të marrë nga gazetari, premtoi që do vendosë në lëvizje të gjithë mekanizmat që të zgjidhet si problem. Madje ka mbajtur edhe kontaktet e gazetarit për ta telefonuar sa më shpejt dhe për të dhënë një zgjidhje problemit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy