Siguria gjatë festave të fundvitit, policia kontroll në tregjet ku shiten fishekzjarre (VIDEO)

Siguria gjatë festave të fundvitit, policia kontroll në tregjet ku shiten fishekzjarre (VIDEO)

Në prag të festave të fundvitit Policia e Tiranës ka rritur parametrat e sigurisë.

Në njëftimin e policisë thuhet se bashkëpunim edhe me shërbimet e parandalimit të Zjarreve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po ushtrohen kontrolle në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre  në zbatim të kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregeëtimit  të  lëndëve  piroteknike  e  fishekzjarreve”,

Kontrollet kanë vijuar në subjektet  në tregun "Çam" për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët  që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet  në vijimësi për të bërë të mundur  identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim  parandalimin e ngjarjeve në  prag të festave të fundvitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy