Reshjet e dëborës gjatë natës së kaluar kanë qenë të pakta në juglindje të vendit, por megjithatë trashësia e saj në tre ditët e fundit, në Dardhë ka shkuar në 70 centimetra në anësore, që ka shkuar në gati 1 metër pas pastrimit me borëpastruese për të hapur rrugën për automjetet.
Ndërkohë, në Voskopojë, trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.
ARRSH ka bërë të ditur se ka përfunduar shpërndarjen e kripës në zonat malore, dhe si rrjedhojë, akset janë të kalueshme.
“Reshjet kanë pushuar
Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.



