COVID-19 pushton burgjet, të dënuarit izolohen në Shënkoll

COVID-19 pushton burgjet, të dënuarit izolohen në Shënkoll

Përhapja e virusit COVID-19 në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit në vendin tonë, vijon të japë shifra të frikshme ditët e fundit. Vetëm në burgun e Fushë-Krujës, brenda pak orësh janë konfirmuar pozitiv me koronavirus tetë raste. Gjashtë prej tyre kanë bërë tamponin mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa dy të tjerë mëngjesin e sotëm.

Të gjithë rezultuan të ishin pozitiv ndaj COVID-19. Sipas burimeve, të infektuar nuk janë vetëm të dënuarit në këtë institucion, por edhe drejtues të administratës së burgut. Këta të fundit, mësohet se janë izoluar në banesat e tyre duke marrë kështu edhe mjekimin e duhur deri në momentin kur të rezultojnë negative ndaj virusit COVID-19. Ndërkohë, të dënuarit e infektuar janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë që është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.

Burimet bënë të ditur se numri i të dënuarve të prekur me COVID-19 sa vjen edhe shtohet në burgun e Shënkollit. Mësohet se në këtë sektor, mbahen ata të dënuar të cilët shfaqin simptoma të lehta dhe pa probleme shëndetësore. Ndërsa, të dënuarit me probleme shëndetësore dhe që shfaqin rëndesë si pasojë e COVID-19, transportohen në spitalin e burgut, që ndodhet në QSUT. Në këtë spital është krijuar një pavion i posaçëm, vetëm për të dënuarit e prekur nga COVID-19 dhe që shfaqin rëndim shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy