I vunë 25 mijë euro gjobë, biznesmeni bashkëpunon me policinë për arrestimin e gjobëvënësve

I vunë 25 mijë euro gjobë, biznesmeni bashkëpunon me policinë për arrestimin e gjobëvënësve

“Na jep 25 mijë euro, ose do të vrasim djalin”. Ky ka qenë mesazhi që ka marrë më 4 shkurt biznesmeni me inicialet V.P., në Lezhë. Por biznesmeni nuk i është bindur kërcënimeve të dy personave që i kërkonin 25 mijë euro dhe ka vendosur të bashkëpunojë me policinë për kapjen e dy personave që e kërcënonon.

Por kërcënuesit, shtetasit Ded Gjoka nga Mirdita dhe Ded Çuku nga Shkodra, kanë rënë në pranga në momentin që do të merrnin shumën e kërkuar të parave. “Mos lëviz, kthehu”. Këto janë fjalët e policëve që shtrijnë përtokë dy kërcënuesit në momentin e arrestimit, për t’ju vënë prangat e futur brenda makinës së policisë.

Sipas të dhënave, policia ishte vënë në lëvizje menjëherë pasi ka kishte marrë sinjalin nga personi që ishte kërcënuar. Përveç shumës së kërkuar, gjobëvënësit e këshillonin atë që të mos njoftonte policinë, pasi do të kishte pasoja të rënda për të.

Ndodhur në këto kushte, biznesmeni nga fshati Torovicë i Lezhës, i cili për një kohë të gjatë ka qenë emigrant, vendosi që të bëjë kallëzim në Polici. Këta të fundit u vënë menjëherë në lëvizje dhe në harkun kohor të 5 orëve, munden që të identifikojnë dhe arrestojnë autorët e ngjarjes.

Ai la takim me ta në fshatin Malecaj të Lezhës. Por të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë në survejim të Policisë deri sa u arrestuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy