Haxhia: Shoqëria shqiptare në vorbull, në shumë pikëpamje po prek fundin

Haxhia: Shoqëria shqiptare në vorbull, në shumë pikëpamje po prek fundin

Shkrimtarja Miranda Haxhia, duke folur në emisionin “Arnautistan“ në MCN TV tha se në shumë pikëpamje shoqëria shqiptare ka prekur fundin.

Teksa u ndal te reagimi i saj mbi përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë, ajo u shpreh:

Nuk e pranoj dhunën në asnjë lloj forme. As e ushtroj, as e pranoj. Disa gjëra i kapërcejnë caqet dhe bëhen shumë përfshirëse, për shkak se shoqëria është në një vorbull, që po prek fundin nga shumë pikëpamje, shoqëria shqiptare. Unë kam pasur një baba të urtë, mamaja ka qenë e rreptë, por unë personalisht s’kam ngrenë ndonjë pëllëmbë. Por është edhe dhuna psikologjike. Unë e vuaj gjithë jetën që thoshte 'fike dritën', ose ‘do të dalin trutë duke lexuar’. Sot ku ta gjej një fëmijë që të lexojë”.

Shkrimtarja Haxhia tha se ka frikëra në lidhje me romanin e saj të ri “Njollat e Qyqes”, duke shtuar se vërejtjet e dhimbshme janë ato që bëhen pas botimit të librit.

Kam frikëra. Besoj të gjithë shkrimtarët e kanë. E kam me veten time, por ndoshta kjo vjen me kalimin e moshës. Kjo ndodh edhe kur lexojmë, nuk na pëlqen çdo gjë që lexojmë, fillojmë seleksionojmë. Kjo ndërgjegje civile na imponon dinjitetin. Është përpjekje për të mbrojtur punën tënde. Arma e vetme e njeriut që ka një farë kulture është dinjiteti. Romanin që do dalë ua kam dhënë mbi 10 vetave, më kanë bërë edhe vërejtje. Aty është edhe lezeti, sa është pa botuar. Po u botua vërejtjet janë më të dhimbshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy