‘Pedofilia’, Karamuço: Fenomen i përhapur dhe alarmant, shkak kryesor traumat e fëmijërisë

‘Pedofilia’, Karamuço: Fenomen i përhapur dhe alarmant, shkak kryesor traumat e fëmijërisë

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me fenomenin e pedofilisë për të cilin u shpreh se një nga shkaqet kryesore janë traumat e fëmijërisë së këtyre personave.

Ai tha se ngacmimet e përditshme në shumicën e rasteve ne i shohim me njëlloj neglizhencë, por në fakt janë ata që kthehen në sulmues në momentin që nuk e arrijnë dot objektivin e tij.

Fenomeni i pedofilisë është shumë i përhapur dhe alarmant, por në rrugë kjo është pothuajse e përditshme. Deri diku këtu ngacmime shihen me një lloj neglizhence dhe nuk merren shumë në konsideratë për ti hetuar. Në fillim ata janë përndjekësh, por me gjetjen e një hapësire ku mund të depërtojnë lehtë me viktimën kthehen në përdhunues. Edhe rrëfimet e personave kur janë në një moshë madhore i kthehen moshës së re dhe rrëfejnë ngacmimet që kanë pasur dhe traumat e fëmijërisë së tyre. Ne kemi një hartë që përcaktojmë se ku janë ata, por duhet të kemi dhe një informacion konfidencial që të informohen shkollat, prindërit dhe nuk mund të mbetemi më në nivelin prindëror social që më tha diçka ai xhaxhi dhe ne të qeshim. Të gjithë ne mbrojmë interesat tona familjare por nga ana tjetër jemi dhe taksapagues dhe këto institucione duhet të punojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy