
Gazetari Andi Bushati thotë se drejtësia e re nuk ndryshon nga ajo e kohës kur Sali Berisha ishte president.
Është krijuar një tymnajë që këtu SPAK do e bëjë si Di Pietro në Itali. Tërmete edhe mund të ndodhin. Ne kemi prodhuar një kastë 30vjecare të korruptuar. Pra pse një drejtësi të mos shërbente për ta pastruar. Edhe vetë Yuri Kim, këta heronjtë i ndau në dy pjesë, që një pjesë është e kapur nga qeveria dhe maxhoranca.
Kemi dy kategori. Njëra janë ata që nuk dirigjohen nga Edi Rama por nuk kanë tope t’i kundërvihet. Ka edhe nja kategori tjetër, ata që i shërbejnë pushtetit. A mundet një organizëm me dy gjysma të tilla të sjellë drejtësinë. Jo. Është e marrë fund dhe e barabartë me drejtësinë e Plepave të Saliut.
Ne kemi pasur në 3 dekada një drejtësi të korruptuar. Por nga viti 93 deri në 2016, ka qenë një drejtësi që nuk prekte asnjërin. Drejtësia e Berishës së parë president ka qenë drejtësi politike. Po riskojmë të kthehemi te kjo drejtësi. Pra, të dënohet njëra palë në favor të palës tjetër. Është si një lojë shahu.
Në lidhje me thirrjen e ish-presidentit Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA, Bushati tha se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në konkluzionin se hetimi është politik.
Ka një problem, këtu të gjitha palët mundohen ta politizojnë çështjen. Por duhet të njohësh faktet. Çfarë lidhjeje ka Meta me dosjen CEZ-DIA? Kastriot Ismailaj ishte caktuar të mblidhte borxhet, abuzoi me to dhe pretendohet se Ilir Meta e ka favorizuar. Por ndryshe nga çështjet e tjera, deri këtu nuk dimë asgjë më tepër. Hetimi i prokurorisë ka qenë pak a shumë hermetik. Akoma nuk dimë çfarë janë provat mbi të cilat akuzohet apo jo Meta. Pa ditur këtë nuk mund të arrijmë në konkluzion se këtu po bëhet një hetim politik.



