Qirjako: Virusi “RSV” ka qarkulluar gjithmonë, gripi nuk e ka arritur ende pikun

Qirjako: Virusi “RSV” ka qarkulluar gjithmonë, gripi nuk e ka arritur ende pikun

Mjekja specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako, për virusin “RSV” në Shqipëri, i cili ka mbërritur në Shqipëri, pasi një 16-vjeçar u shtrua në spital dhe u fut në intubim, deklaroi se ky është një virus që ka qarkulluar gjithmonë.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, mjekja tha se në sezonin e dimrit kur kemi dhe infeksione të tjera respiratore virusi shfaqet zakonisht, por si grip i lehtë.

Sipas saj, është një situatë e zakonshme dhe se çdo vit ka pasur raste me virusin “RSV”.

Për infeksionet tek fëmijët, me gjithë infeksionet respiratore dhe gripin, rastet e shtuara nuk kanë të bëjnë me virusin “RSV”.

Sëmundja fillon si një infeksion i zakonshëm, por personat me infeksion tjetër janë më të preku dhe vulnerabël për të shfaqur probleme të tjera, si bronkoliti dhe pneumonia.

Sa më e vogël të jetë mosha e personit të prekur, aq më e madhe është mundësia që rasti të komplikohet.

Foshnjat e vogla me imunitet të pazhvilluar, janë më të prirura për ta kaluar jo shumë lehtë këtë virus.

Në raste shumë të rralla shihet nevoja për shtrim për shkak të pneunomisë, që manifestohet me probleme me frymëmarrjen.

Sa i takon rastit të 16-vjeçarit të shtruar dhe futur në intubim, Qirjako hoqi paralele dhe tha se çdo person i operuar intubohet dhe pastaj nxirret.

Për 16-vjeçarin, intubimi ishte i përkohshëm për të lehtësuar gjendjen e tij. Nuk kam dëgjuar që të ketë pasur komplikacione të tjera shëndetësore.

Testi për virusin “RSV” bëhet sa herë ka raste të dyshuara, në mënyrë periodike. Kryhet si ekzaminim laboratorik rutinë.

Rastet e paraqitura nuk janë të shumta, kanë dalë negative, përveç rastit të 16-vjeçarit.

Për situatën e gripit dhe rastet e shtuara, mjekja tha se aktualisht jemi në sezonin normal të gripit, duke u kthyer në situatën tipike para pandemisë.

Rastet me gripin sezonal janë me aktivitet mesatar dhe me prirje drejt rritjes.

Mendohet që piku do jetë fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, siç ka ndodhur dhe në vitet e kaluara.

Njëlloj si vitin e kaluar dhe para pandemisë kjo ka qenë situata, e ngjashme. Pritet që të kemi shtim rastesh.

Duke parë shifrat situata është normale dhe duhet të presim ende rritje.

Duke qenë se vijmë nga një situatë pandemie, edhe imuniteti dhe prekja nga grupi, e prisnim të ishte grip më i ashpër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy