Humb jetën turisti holandez në Valbonë/ Trupi u gjet mëngjesin e sotëm në një terren të thepisur (VIDEO)

Humb jetën turisti holandez në Valbonë/ Trupi u gjet mëngjesin e sotëm në një terren të thepisur (VIDEO)

Një turist holandez 27-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në zonën malore të Qafës së Valbonës, gjatë një eksplorimi me një grup turistësh të huaj në Tropojë.

Sipas raportimit të korrespondentes së “MCN Live”, Bendis Druni, ngjarja ndodhi gjatë një ecjeje në natyrë, kur viktima dyshohet se ka shkelur në një zonë shumë të thepisur, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në humnerë.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Tropojës, në bashkëpunim me ekipin mjekësor të spitalit lokal, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova, nisën menjëherë operacionin për gjetjen e trupit.

Në ndihmë të kërkimeve u përfshi edhe një helikopter i ushtrisë shqiptare, por për shkak të terrenerit të vështirë dhe errësirës, operacioni u ndërpre gjatë natës dhe rifilloi në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të turistit, i cili tashmë është transportuar me helikopter drejt morgut për procedurat e mëtejshme ligjore.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se turisti nuk ishte i shoqëruar nga një guidë lokale, ndonëse zona ku ndodhi aksidenti njihet për terrenerin e thyer dhe të rrezikshëm.

Autoritetet lokale dhe strukturat turistike kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë eksplorimeve në zonat malore të Shqipërisë, sidomos në Valbonë, ku rastet e incidenteve për shkak të terrenit të vështirë janë shtuar vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy