Mesazhet e Kim për politikën, Vangjeli: Shenjë e vizionit për të nesërmen, ka shumë mëkatarë (VIDEO)

Mesazhet e Kim për politikën, Vangjeli: Shenjë e vizionit për të nesërmen, ka shumë mëkatarë (VIDEO)

Një deklaratë të fortë ka bërë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në një emision televiziv ku tha se SPAK po jep rezultate dhe për këtë solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish ministra apo njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg.

Lidhur me këtë, analisti Lorenc Vangjeli në ‘MCN Live’ deklaroi se kjo shkakton shumë frikë në Tiranë, pasi sipas tij të gjithë i dinë mëkatet e tyre. Ai tha se ka shumë mëkatarë dhe se kjo është shenjë e vizionit të së nesërmes, jemi në rrugën e duhur.

Thelbi ishte më e dukshmja se dukej si deklarata më e fortë por ishte gjakftohtë në togfjalëshin e përdorur më shumë në këto 6 vitet e fundit që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Përtej shpresave të realizuara dhe aspiratave të pritshme, ambasadorja bëri një vështrim të fortë. Tani kanë ndërruar rolet dhe ajo që s’po kuptohet në Tiranë është ndryshimi mes pushteteve të ndryshëm atij ekzekutiv dhe atij legjislativ dhe gjumi nuk po zë ata që e dinë mirë që kanë bërë mëkate, janë pikërisht ata që kanë frikë në Tiranë. Këtë e shoh si një shenjë të vizionit të së nesërmes, nuk është ajo kemi pritur por është në rrugën e duhur. Nuk do të thotë se në Shqipëri po bëhet drejtësi por jemi në rrugë të mbarë.

Më tej ai shtoi se komentet përmblidhen në një tjetër keqkuptim që kemi me reformën e drejtësisë. Sipas tij për politikën mjafton një fakt për të veshur këmishën e turpit, ndërsa drejtësia duhet ta provojë atë.

Ky është thelbi dhe kjo është ajo pjesë e zhgënjimit tonë kur themi se ndodhi pse se shohim pas hekurave, pra është thelbi i diferencës. Sado e thellë të jetë bindja për të shënjuar fajtorin dhe cilido që shfaqet me ngjyrën dhe gëzofin e djallit ai do jetë i pafajshëm deri sa të vërtetohet. Ndaj duhet durim, sepse ne jemi përgjithësisht popull i paduruar, por duhet të kuptojmë se operohet me mjete të ndryshme.

Ndërsa duke u ndalur te kryetari i PD-së Sali Berisha, Vangjeli tha se nëse i referohemi kujtesës që nga ambasadori i parë amerikan dhe deri tek e fundit marrëdhëniet e tyre kanë qenë ‘konfliktuale’, kjo nga ana e Berishës. Ndërsa duke u fokusuar tek zgjedhjet e 14 majit, ai theksoi se ato do të dëmtojnë sistemin, jo Partinë Demokratike.

Ajo që po ndodh mes ambasadores dhe Berishës që nuk është përjashtim por rregull që ka ndryshuar rrënjësisht me non gatën e Berishës. Është mirë apo keq kjo është tjetër histori, por e vërtetë është se Berisha përfaqëson shumicën dërrmuese të demokratëve, është i vetmi institucion moral dhe demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Zgjedhjet që priten në maj do jetë një konfirmim që kjo është një zgjedhje e gabuar që do të dëmtoj jo PD, por sistemin, të gjithë shoqërinë shqiptare. PD do të ri kualifikohet si opozitë në pakicë dhe është duke u krijuar gjithnjë e më shumë një shumicë shqiptarësh që nuk durojnë asnjërën nga palët, sepse se shohin Berishën si alternativë. Sa kohë që opozita nuk qeveris dot vetveten e ka atë pamundur të pretendojë të qeverisë demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy