SPAK krijon dy seksionet e reja kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

SPAK krijon dy seksionet e reja kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) krijoi sot Seksionin kundër Krimit të Organizuar dhe Seksionin kundër Korrupsionit. Seksionet e reja u krijuan pas një mbledhjeje të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.

Kjo ndarje u bë meqënëse objekti i punës së SPAK përfshin dy drejtime kryesore, ushtrimin e ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimin e ndjekjes penale kundër korrupsionit.

Altin Dumani është emëruar Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar, ndërsa Edvin Kondili u emërua Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu është miratuar edhe logo e re e SPAK.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Mbi krijimin e seksioneve në Prokurorinë e Posaçme

Sot me datën 01.06.2020 u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjkjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative. Në përfundim :

Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi ;

Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore : ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit ;

Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë :

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ;

Duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror ;

Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që :

Zoti Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.

Zoti Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu u miratua nga të gjithë prokurorët dhe logo e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy