
Banorja Laureta Nikolli nga zona e 5 majit në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur situatën për shembjet e banesave aty. Ajo deklaroi se banesat janë në proces legalizimi, dhe shumica janë s’kualifikuar pas ardhjes së këtij projekti.
Nikolli bëri me dije se sipas ligjit civil 169 pas 20 vitesh aty pa u shqetësuar nga askush ata automatikisht kthehen në pronarë të saj.
Njësia nr. 4 dhe 8, shumica janë në proces legalizimi. Ndërtesë pa leje është vetëm shtëpia ime që e kam deklaruar, pjesa tjetër janë ose në proces ose janë s’kualifikuar tani pas projektit. Aty s’ka banesa pa letra. Procesi bëhet i paligjshëm në momentin që ata e duan. Kjo është antiligjore, ata duan të japin një afat në momentin që objektet janë në proces. Për 20 vite nuk ka ardhur askush të pyesë dhe sipas ligjit civil 169 ti automatikisht bëhesh pronarë i asaj.



