Menaxherja e spitalit veterinar Ornela Mebelli flet për sëmundjet infektive te kafshët e shoqërimit, qentë dhe macet.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo foli se çfarë duhet të dimë për sëmundjet infektive që infektojnë nga një qenush në një tjetër, apo nga një mace në një tjetër.
Kanin paroviroza është një sëmundje që prek traktin gastrointestinal tek qentë sidomos këlyshët që janë të pavaksinuar. Fillon një diarre me gjak.
Sëmundja ka një vdekshmëri të lartë dhe për këtë arsye bëhet vaksina polivalente.
Një sëmundje tjetër që prek këlyshët në një moshë të re, prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Ka probleme të caktuara që lidhen me rrugët e frymëmarrjes, por është specifikisht tek qenushët që mund të jenë shtatzënë dhe është mirë të vaksinohet para se të jenë shtatzënë.
Heperviusi shkakton dhe abort, apo lindin këlyshë të ngordhur. Sëmundja e kenokofit, quhet ndryshe sëmundja që marrin qentë në hotele apo ambiente ku qëndrojnë me kafshë të tjera.
Nëse qenushi juaj mund të jetë kryqëzuar nga një qenush që jeton në rrugë, transmetimi i tumoreve veneriane është i rrezikshëm.
Marrja e këtij tumori që prek rrugët gjinore të qenushëve femra apo meshkuj.
Kjo sëmundje gjinore dallohet lehtësisht se i ka organet gjinore të inflamuara.
Qenushët pa mbaruar pjesën e vaksinimit duhet të shmangin kontaktet me kafshët e tjerë.
Ndërsa për macet, tha se në momentin që macja nuk ka imunitet prej HIV duhet të mbahet e izoluar.
Nëse macja e ka këtë virus në trupin e vetë nuk duhet të bjerë në kontakt me macet e tjera. Para se macet të vihen në kontakt e rëndësishme është profilaksia dhe antiparazitar.
Një tjetër virus është sëmundja e Fip që ka edhe kurë specifike, por është shumë e vështirë se ngordhshmëria është shumë e lartë, ndaj është e rëndësishme që të kenë sa më pak kontakt me ambientet e kontaminiuar.
Sëmundja e Fip kërkon një kohë të gjatë trajtimi dhe mundësia që kjo mace të jetojë mund të jetë 50 me 50. Por varet shumë nga sistemi imunitar i maces.
Felin kalcivirus, prek rrugët e sipërme respiratore dhe njihet ndryshe si grip i maces. Ka hundë që rrjedhin vazhdimisht, macja është më tepër në letargji.
Nuk është ngjitës për njerëzit, por kalon nga një mace tek tjetra. Macja duhet çuar te veterineri për trajtim me antibiotik.
Paroviroza e maceve prek sistemin intenstinal që bën një gjakderdhje te macet. Kontaminohet nga një mace tek tjetra.
Kur konstatohet se macja ka diarre me gjak, duhet çuar te veterineri, pasi mortaliteti është goxha i lartë, ndaj duhet trajtuar sipas protokollit.



