Anëtarët e Këshillit Bashkiak të mazhorancës në Tiranës kanë shkelur ligjin e vetëqeverisjes vendore duke miratuar me 31 vota një vendim që kërkon të paktën 37 vota.
Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, e cilësoi këtë një akt mafioz që synon grabitjen e pronës publike për klientët e kryebashkiakut Veliaj.



