Katër automjete të blinduara me vlerë 1 milion euro janë sekuestruar me dyshimin se janë të trafikuara. Sekuestrimi është kryer në kuadër të planit të masave "Vjeshtë 2017".
Njoftimi i policisë
Sekuestrohen 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në kudër të planit të masave "Vjeshtë 2017", sekuestroi 4 mjete të blinduara : - Automjet tip "Audi", ngjyrë e zezë. - Automjet tip "Benz Mercedes", ngjyrë e zezë. - Automjet tip "Audi", ngjyrë e zezë. - Automjet tip "Mercedes Benz", ngjyrë e zezë. Automjetet e sekuestruara sipas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro. Këto automjete dyshohet të jenë të trafikuara. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorrike" dhe "Pastrim produktesh të veprës penale".



