Talebanët vrasin në sy të familjes policen shtatzënë

Talebanët vrasin në sy të familjes policen shtatzënë

Talebanët kanë vrarë një police shtatzënë para familjes së saj të shtunën në mbrëmje, tha djali i viktimës.

Vrasja e saj ka rritur shqetësimet për “shtypjen e grave” nën sundimin e talebanëve.

Emri i plotë i viktimës ishte Negar Masoomi, tha motra e saj për CNN. Vrasja e saj u konfirmua gjithashtu nga një gazetar vendas në Ghor, i cili tha se ajo punonte në burgun Ghor dhe ishte tetë muajshe shtatzënë kur vdiq.

Talebanët thanë për CNN se ata nuk ishin të përfshirë në vdekjen e saj, por kanë nisur një hetim.

Në videon e siguruar nga CNN, shfaqet djali i saj Mohammad Hanif duke dhënë rrëfimin e tij për vrasjen, duke thënë se talebanët hynë brenda në shtëpinë ku jeton familja e tij, pastaj nxorën atë dhe vëllezërit e tij jashtë dhe i lidhën.

"Ata na vranë nënën tonë para syve tanë. Ata e vranë atë me thikë," tha Hanif.

Për shkak se ajo ishte shtatzënë Hanif tha se talebanët kryen dy vrasje dhe i bëri thirrje qeverisë të veprojë për të gjetur vrasësit dhe për t'i sjellë ata para drejtësisë. Nëse asgjë nuk bëhet, Hanif paralajmëroi "ne duhet të marrim ligjin në duart tona".

Bilal Kareemi, një zëdhënës i talebanëve, mohoi akuzat. 

"Ajo nuk është vrarë nga Muxhahidët e Emiratit Islamik, me siguri është vrarë nga ndonjë armik i saj, por ne nuk kemi marrë ende rezultatin përfundimtar të hetimit," tha ai.

"Muxhahidët tanë janë të zënë me hetimin e incidentit dhe ne do t’iu informojmë në përfundim të hetimit," shtoi ai.

Udhëheqësit talebanë kanë këmbëngulur publikisht se gratë do të luajnë një rol të spikatur në shoqërinë në Afganistan dhe do të kenë qasje në arsim.

Ata janë ende të përfshirë në bisedimet për formimin e një qeverie, por javët e fundit kanë sinjalizuar që gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi, dhe, në disa raste, militantët kanë urdhëruar gratë të largohen nga vendet e tyre të punës.

Këto lëvizje janë në kundërshtim me përpjekjen e grupit për t'u dukur më tolerante, dhe në vend të kësaj kanë ngjallur frikën e një rikthimi në politikat e ashpra të sundimit të talebanëve dy dekada më parë, kur gratë u zhdukën nga jeta publike.

Disa gra afgane tashmë po zgjedhin të qëndrojnë brenda, ndërsa frika për sigurinë e tyre rritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy