
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lirojë zyrtarët e përfshirë në aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës. Lidhur me këtë vendim, gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi atë si tepër të butë.
Sipas Bregut, dënimet e dhëna janë shumë të lehta se ishte e domosdoshme kërkesa për hetim pasuror ndaj drejtuesve të institucioneve të përfshira.
Po e trajtojmë sikur ndodhi sot dhe përfundoi. Prokuroria është në kohë të kërkojë hetim për të gjithë. Prokurori duhet të kërkonte hetim pasuror, për titullarin e drejtorisë, sepse shkelje e barazisë në tendera mund të jenë edhe anëtarë të KVO që kanë qenë të detyruar. Titullari duhej hetuar më ndryshe dhe nuk ka ndodhur.
Nuk është hera e parë kjo, GJKKO po jep dënime shumë të lehta për të gjithë, kryesisht për drejtorët e Bashkisë Tiranë, duke i përkëdhelur. Duhet analizë juridike për të dalë në përfundim, është punë e dobët e prokurorit apo lehtësi që ia jep gjykata ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë.
Iku gjyqi i parë i drejtorëve të bashkisë, nuk foli njeri që morën dënime me kusht. Kur të vijë rasti tjetër, mund të bërtasë opozita por ka mbaruar.



