
Deputeti demokrat Luan Baçi komentoi në MCN Live përplasjen me armë zjarri në degën e PD në Kurbin.
Baçi tha se rasti është shqetësues, por i shkëputur, duke theksuar se zbritja e pushtetit në bazë ka edhe problematika të tilla si mungesa e logjistikës së duhur.
Ai u shpreh se duhet parë aspekti pozitiv i primareve, ku njerëz të spikatur duan të garojnë nën siglën e PD.
Është shqetësuese, por çdo gjë e mirë ka edhe një të keqe. Primaret ishin risi dhe e kam mbështetur shumë fare. Është një nga zgjedhjet më të mira që ka bërë PD, në kushtet aktuale ku jemi. Rasti i Kurbinit është rast i veçantë, i shkëputur, tejet i rrallë. Është e pakonceptueshme, e papranueshme, por gjithmonë duhet të kemi parasysh një gjithë, duke e zbritur pushtetin në bazë, te anëtarësia, duke qenë në shumë raste pa logjistikën e duhur, pa zyra, pa dokumentacionin e saktë, ka edhe problematika të tilla. Zotëria ka bërë një akt të papranueshëm duke mos pasur kushtet logjistike, mbaroi afati, s’ka pasur mundësi për t’i hedhur në sistem. Patjetër duhet të shoqërohet me një reagim të PD. Kjo duhet të shërbejë për të gjitha degët e tjera të PD, pasi në çdo degë ka mospërputhje afatesh, është normale në një proces zgjedhor, aq më tepër në një proces ku ka shumë kërkesa dhe emocion. Unë shikoj edhe të mirën, që ka një vrull njerëzish të spikatur që duan të garojnë nën siglën e PD”.
Baçi replikoi edhe me ish-ministren e Arsimit në qeverinë teknike, Mirela Karabina, duke i thënë se iu dha një post nga Basha në mënyrë të pamerituar.
Nuk e di si funksionon PD kjo, e bëri ministre Basha në periudhën e qeverisë teknike, por aq s’e ka idenë si funksionon PD. Je një ministre që u vure në mënyrë të pamerituar. Kish të tjerë plot”.
Duke komentuar protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga Berisha, Baçi tha se liderëve të BE-së do t’u tregohet realiteti dhe mungesa e demokracisë. Ai e konsideroi Alibeajn si vegël që përdoret nga kryeministri Rama, me qëllim mbajtjen e siglës dhe vulës.
Rama kur thotë s’duhet të shahemi në gjuhë të huaj, por duhet të jemi në unitet...Ne nuk kemi pse të tregojmë te ndërkombëtarët atë që s’kemi, aq më tepër kur vijnë liderët e BE, që e kanë mirëpritur protestën, manifestimin e qytetarëve, për t’i mirëpritur por edhe për t’u treguar që këtu ka probleme demokracia. T’u themi liderëve të BE që ky kryeministër s’është ai që do të shitet, por po e nxjerr opozitën jashtë loje. Po përpiqet të mbajë një opozitë false, duke mbajtur z.Alibeaj, duke mbajtur peng flamurin e PD dhe nuk lë që opozita e vërtet të bëjë opozitë. Aty nuk del vetëm opozita, aty nuk janë të gjithë anëtarët e PD. Atje dalin qytetarët, me besim dhe shpresë te PD, te ajo PD e rithemeluar, që do të vazhdojë të perfeksionohet më shumë. Nëse do Alibeaj të ndihmojë demokracinë duhet të bëhen bashke. Qëndrimi gjasmë parimor, unë jam partia zyrtare, unë kam vulën dhe do rri edhe i vetëm këtu, janë disa gjetje të turpshme edhe nga ana juridike, për t’i thënë vetes që jam kryetar. Kryetar i kujt je?! Kryetar me 5 vetë. Realiteti politik është krejt i ndryshëm. Kemi një realitet që s’mund të mohohet. Ne nuk themi që s’ka mendim ndryshe te PD. Nëse do ta donin PD-në, ke fraksionin, hajde aty të bashkohemi, të luftojmë atje brenda dhe të ecim përpara. Qëllimi është të mbajmë emrin, siglën, dhe do të na vijnë pas siglës! Rama përdor një vegël në dorën e vet, që është Enkelejd Alibeaj, me 3-4 deputetë. S’e ka grupin parlamentar, sa herë e ka mbledhur me 10 vetë. PD është anëtarësia. Grupi Parlamentar ka dalë nga PD, nuk ka dalë PD nga grupi parlamentar.
Pse nuk e kontestuan europianët protestën?! Por thanë që janë në të drejtën e tyre për të protestuar. Shfaqim pakënaqësinë e qytetarëve shqiptarë, kur ka një politikë shpopullimi, padrejtësi, deri edhe marrjen peng të opozitës. Pa vulën fitojmë, por me vulën i marrim të gjitha bashkitë. Dalja me kandidatë të emëruar nga Alibeaj është një turp i vërtetë. Nëse do donte z.Alibeaj t’i fuste kandidatët në primare”.
I pyetur përse nuk kandidoi si kryebashkiak i Fierit, ai tha:
Nuk është e thënë që të gjithë deputetët...Edhe kandidaturat e tjera janë përfaqësim dinjitoz. Për zgjedhjet lokale nuk ka të bëjë shumë që të jesh politikan i nivelit qendror”.



