Debati në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit demokrat, Agron Shehaj, dhe kreut socialist, Erion Braçe, ka kaluar në një nivel tjetër gjatë mbledhjes së sotme.
Pas replikave të vazhdueshme që kanë shkëmbyer në mbledhjet e fundit, Shehaj dhe Braçe kanë debatuar ashpër sot, duke u ngritur në këmbë. Ka qenë ndërhyrja e punonjësve të sigurisë që ka shmangur një përplasje fizike.
Shehah dhe Braçe kanë debatuar edhe në mbledhjen e javës së kaluar. Braçe është shprehur se Shehaj i trajton si skllevër punonjësit e vet, çka ka bërë që Shehaj të ngrihet dhe të lërë sallën.



