Kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, se sjellja e opozitës për Dekriminalizimin dhe Reformën në Drejtësi nuk ka më asnjë kuptim. Vetëm se nuk e pranon publikisht, është shprehur Rama, por ajo nuk e dëshiron reformën, pasi u trembet vjedhjeve që ka bërë kur ishte në pushtet.



