Amnistia fiskale, Preçi: Funksion elektoral, qeveria e ndikuar nga presionet e grupeve që kanë grumbulluar asete financiare (VIDEO)

Amnistia fiskale, Preçi: Funksion elektoral, qeveria e ndikuar nga presionet e grupeve që kanë grumbulluar asete financiare (VIDEO)

Deklaratat e Fondit Monetar Ndërkombëtar se amnistia fiskale është rrezik për pastrimin e parave, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, i cilëson si riafirmim të asaj që është thënë në 24 vitet e fundit rreth kësaj teme.

Në një lidhje me MCN Live, Preçi tha se ndërmarrja e hapave në favor të amnistisë, në mënyrën si e koncepton politika shqiptare, kryesisht për investimet e huaja dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimit Eeuropian, është një lëvizje e papranueshme.

Sipas tij, qeveria është në nevojë të ngutshme për të shtuar të ardhurat ekonomike, e cila është në prag stanjacioni.

Duke qenë edhe një vit paraelektoral, është një kambial në të cilin institucionet ndërkombëtare nuk kanë si të jenë dakord. Pastrimi i parave është fenomen shqetësues veçanërisht më vende me institucione të dobëta si ky i yni.

Asgjë nuk ndodh edhe nëse qeveria do të ecë përpara me skemën e saj, kohëve të fundit qeveria ‘Rama’ ka qenë në pjesën ndarëse mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë dhe po anon në anën e paligjshmërisë.

Është një risk shumë i lartë edhe në procesin e integrimit që në këtë rast e merr qeveria shqiptare.

E cilësoj të gabuar dhe nuk e kuptoj insistimin e politikës shqiptare rreth kësaj teme, prej presioneve të grupeve që kanë akumuluar asete financiare.

Në këto kushte këto grupe janë shumë influencuese ndaj qeverisë dhe kjo lloj vendimmarrje është nga ndikimi i tyre.

Rihapja disa herë e këtij debati e ka inkurajuar fshehjen ndaj taksave, funksioni paraelektoral është kryer dhe po kryhet, çfarëdolloj mase që synon që lobe të biznesit oligarkë e të tjerë ti joshë siç është amnistia, është aftësi për të trafikuar influencë tek investuesit.

Është hap i lidhur ngushtësisht me lëvizjet elektorale, në thelb mungojnë politikat zhvillimore që do të çonin në rritje ekonomike në vend.

Preçi shtoi më tej se qeveria duhet të vendosë prioritete ndaj investimeve publike, ndërkohë që nuk bëhet gjë për të stimuluar prodhimin vendas.

Kanë qenë dhe mbeten tri parakushte, së pari ka nevojë për një konsensus publik. Ajo pjesë e shoqërisë që paguan rregullisht motivohet apo demotivohet.

Së dyti ka nevojë për konsensus politik. Nuk mund të kotë konsensus, nëse nuk mbështetet dhe nga opozita.

Së treti nevoja për konsensus është evidente edhe në qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare dhe duhet konsensusi i tyre.

Amnistia ngre pikëpyetje të mëdha tek pasojat që mund të sjellë në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy