Marijuanë në kutitë e kosit dhe kavanozët e gogozhareve, arrestohet i riu (FOTO)

Marijuanë në kutitë e kosit dhe kavanozët e gogozhareve, arrestohet i riu (FOTO)

Një 22-vjeçar nga Shkodra u vu në pranga pasi iu gjet një sasi prej 574 gram marijuanë. Lënda narkotike ishte futur në kuti kosi e kavanoza gogozharesh.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy