
Sot është dita e tretë për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Nga sondazhet shihet një zbehje e së majtës dhe të gjelbërve duke u fuqizuar e djathta e qendrës dhe ajo populiste këto zgjedhje parlamentare evropiane.
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e lajmeve faktorët janë të ndryshëm në çdo vend, duke shtuar se ajo që i bashkon këto parti nuk është ndonjë program specifik por retorika antimigratore, euroskeptike dhe ajo antiislam.
Më tej, Kalemaj tha se këto parti kanë dhe shumë ndasi mes tyre dhe për këtë arsye nuk janë në një grup të vetëm.

Është e vërtetë që partitë e qendrës së majtë ajo që njihet si grupi 5 është duke u dobësuar ndjeshëm. Ndërkohë që ka ruajtur të njëjtat kuota grupi i Partive Popullore Europiane, pra grupi i partive të qendrës së djathtë, ndërkohë që janë dhe dy grupe të tjera, përfshijnë këta që quhen populistët e djathtë, apo radikalët e djathtë, ekstremi i djathtë i quajnë disa të tjerë. Variojnë nga partia e Giorgia Meloni-t, shkojmë në Francë tek Le Pen me Frontin Nacional. Kemi AFD-në në Gjermani që ka qenë pjesë, por është përjashtuar. ‘Finlandezët e vërtetë’ në Finlandë, secili vend ka të veta.
Këto parti përbëjnë sfidë dhe për partitë e qendrës së djathtë sepse deri tani i kanë zgjidhur krerët e BE-së në marrëveshje me partitë e qendrës së majtë, Tani nëse partitë e qendrës së majtë dalin në vendin e tretë bashkë me të gjelbrit dhe dalin populistët e djathtë në vendin e dytë i bie që të zgjidhen mes qendrës së djathtë dhe populistëve.
Faktorët janë të ndryshëm në secilin vend, ajo që i bashkon nuk është ndonjë program specifik që kanë, por është retorike, retorika antimigratore, retorika euroskeptike, retorika antiislam që pak a shumë konvergojnë këto forca të ndryshme, madje jo vetëm këto por edhe ndonjë forcë e
Këto janë pikat e konvergjencës, por kanë dhe shumë ndasi mes tyre dhe për këtë arsye nuk janë në një grup të vetëm.
Unë kam thënë që në krye të herës që lufta në Ukrainë nuk e dobësuar BE-në, përkundrazi e ka forcuar. Ka forcuar vendosmërinë e BE-së për të folur me një zë për politikën e jashtme. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me NATO-n. I vetmi zë brenda BE-së që ka qenë ukraino-skeptik ka qenë Hungaria por ka qenë një përjashtim.



