Veliaj ‘luftë’ me prokurorin Dado/ Lala: Nëse rrëzon prokurorin, i vlen më shumë sesa përballja me procesin

Veliaj ‘luftë’ me prokurorin Dado/ Lala: Nëse rrëzon prokurorin, i vlen më shumë sesa përballja me procesin

Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës, në cilësinë e paditësit, duke kërkuar shpalljen absolutisht të pavlefshëm të dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.

 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se strategjia e Veliajt është të rrëzojë dekretin e Presidentit për emërimin e Dados, çka sipas saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin penal ndaj tij.

 

Veliaj kërkon, ka paditur Presidencën dhe kërkon konstatimin në pavlefshmërinë e dekretit të Presidentit, për emërimin e zotit Ols Dado si prokuror. Sipas zotit Veliaj, ai pretendon se Ols Dado nuk plotësonte kriteret që të emërohej prokuror. 

Zoti Dado nuk vjen nga rradhët e shkollës së Magjistraturës, ka patur propozim të Prokurorit të Përgjithshëm që është dekretuar nga Presidenti. Pse zoti Veliaj paraqitet në këtë proces? Sepse nëse hipotetikisht marrim faktin që ekziston mundësia që ta konstatojë gjykata të pavlefshëm emërimin e Ols Dado, kjo sjell problematika te procesi penal.

Nëse ndodh, ka një detaj te çështja Veliaj, procedimi penal është regjistruar nga një prokuror i vetëm, Ols Dado. Më pas, pjesë e hetimit është bërë prokurori Dumani. Nëse rrëzohet Ols Dado, edhe pse është shumë e vështirë të ndodhë, pasi ka patur një propozim të prokurorit të përgjithshëm, dekretim të presidentit, ka kaluar vettingun e me rradhë, atëherë Veliaj kërkon pavlefshmërinë e të gjithë akteve, që nga regjistrimi i procedimit, kjo mund të rrëzojë akuzën.

Kjo është e gjitha dhe prandaj Veliaj e ka fokusin më shumë këtu. Thelbi është që nëse Veliaj rrëzon prokurorin, kjo i vlen më shumë sesa të përballet me procesin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy