Padi ndaj publikimit të të dhënave/ Cakrani: Akt terrorist, qytetarët duhet të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti (VIDEO)

Padi ndaj publikimit të të dhënave/ Cakrani: Akt terrorist, qytetarët duhet të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti (VIDEO)

Publikimi i të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptar, vazhdon të jetë tema aktuale në vend.

Lidhur me këtë, avokati Kujtim Cakrani, tha në studion e lajmeve në MCN TV, se publikimi i të dhënave, paraqet masakër dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, dhe si e tillë kërkon dëmshpërblim moral dhe material.  

Cakrani shpjegon padinë e ngritur nga ai dhe kolegu i tij, ndaj tre institucioneve, Ministrisë së Financave, Këshillit të Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Duke marrë shkas nga kjo masakër dhe papërgjegjshmëri ku janë publikuar të gjitha të dhënat, ne e pamë si përgjegjshmëri së pari qytetare të bëjmë një kërkesë padi, ku e pamë të arsyeshme se institucionet përgjegjëse, Ministrisë së Financave, Këshillit të Ministrave dhe Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)  janë përgjegjëse të publikimit të këtyre të dhënave.

Cakrani thotë se përgjegjësia kryesore në këtë akt bie mbi AKSHI, e cila nuk ka denjuar me asnjë reagim që e ka si detyrim ndaj qytetarëve për këtë lloj masakre.

 AKSHI ka detyrim ligjor që duhet patjetër të verifikonte dhe nga kanë dal këto të dhëna dhe duhet ët ishte më vigjilente, dhe natyrisht gjatë procesit gjyqësor do të dalin edhe persona të tjerë ligjor që mund ti shtojmë.  

Ky institucion nuk ka qenë fare në lartësinë që ja kërkon ligji, dhe natyrisht nuk e kuptoj se çfarë pune bëjnë dhe nuk reagojnë fare ndaj kësaj masakre, dhe se si mund të justifikojnë këtë neglizhencë që kanë treguar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Avokati Kujtim Cakrani së bashku me avokatin Arjon Besimaj kanë paditur shtetin për një dëm të tillë, të cilën Cakrani e quan akt terrorist të publikimit të të dhënave, dhe se tashmë të njëjtët janë të ekspozuar karshi krimit të organizuar dhe ndjehen të rrezikuar.

“Këtu është bërë një akt terrorist, sepse çdo shqiptar nga momenti që kanë dalur të dhënat e tyre, pagat, numrat e tel, targat, janë të ekspozuar ndaj krimit të organizuar dhe në këtë moment, askush se ka më vetën në dorë, por ne dorën e krimit të organizuar dhe se mund te jetë objekt i kërkesave të grupeve kriminale dhe kjo rëndon mbi qytetarët dhe në fund fare do të rëndoj ndaj rendit kushtetues. Shqipëria është në ditët më të zeza dhe patjetër duhet të hetohet dhe qytetarët duhet të ngritët veç e veç ose përmes grupeve të interesit për të kërkuar dëmshpërblim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy